Pjesë e BBV3? Vëllai i Lumit, Drini i jep fund dilemave

By

Impakti i Big Brother VIP Kosova 2 nuk ka prekur vetëm protagonistët pjesëmarrës por edhe personat e ndërlidhur me ta.

Në fokus të mediave dhe publikut shpesh herë kanë qenë edhe familjarët e banorëve.

Një prej më të komentuarve për këtë pjesë është Drini, vëllai i Lumbardhit, fituesit të edicionit të dytë.

Në befasinë e datës 29 dhjetor, ai mori vëmendje të madhe në rrjet ku vërshuan komentet e ndjekesve që ai me patjetër duhet të jetë në sezonin tjetër të programit.

Në Viti ku u organizua pritja për Lumbardhin pas fitores, Drini u pyet për këtë pjesë.

Mesa duket një fitues nga familja mjafton dhe duhen shanse për të tjerë që ta fitojnë garën.

“Për Big Brother nuk e kam energjinë. Plus e kam dikë që besoj që nuk i pëlqen me ardh në Big Brother 3”, u shpreh ai duke konfirmuar edhe faktin që është në një lidhje dashurie.

Na vjen keq vajza!

Ndryshe, materialin e plotë që përfshin intervistën e Lumbardhit dhe Kaderin nga shtëpia në Viti e gjeni të plotë në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm