Edhe pak ditë, bëhen pesë vjet që nga martesa e të famshmes Kim Kardashian me reperin Kanye West.
Dyshja e njohur ishin martuar në Paris, ndërsa kur ishin martuar ata tashmë ishin prindër të një vajze me emrin
North.
Mirëpo nga atëherë, martesa e tyre është bekuar edhe me tre fëmijë të tjerë, dy djem e një vajzë.
Djalin e Saint e ka lindur vet Kim, ndërsa vajzën Chicago, ajo e solli në jetë përmes një nëne surrogate e njëjtë veproi edhe me beben e katërt.
Së fundmi ajo është bërë nënë e një djali, ndërsa fansat po pretendojnë se ai quhet Bear meqë vet Kim kishte dhënë indikacione se ia vunë atë emër.
E në ditën e përvjetorit të pestë të martesës së saj me Kanye, ajo është shprehur shumë e lumtur në Instagram dhe madje ka publikuar disa fotografi nga prapaskenat e përgatitjes për ceremoninë martesore.