Ka pothuajse dy dekada në skenë por viteve të fundit imazhi i një fashionista është ai me të cilin po karakterizohet këngëtarja Jonida Maliqi.
Fotot profesionale, pamja e kuruar në secilin detaj e veshjet e shtrenjta janë tre detajet që e dominojnë aktivitetin e saj në rrjete sociale.
Por, në momente të caktuara nuk është fare problem as që për ndjekësit e shumtë në numër të servohet një imazh natyral, përjte filtrave dhe grimit.
Kështu ka vepruar sot Maliqi kur ka postuar një fotografi pa grim dhe detaje të tjera përcjellëse.
Kujtojmë se në rrafshin profesional, Jonida ka kohë prej kur ka paralajëmruar projektin e ri me bashkëpunëtorë të rinj por fare pak, për të mos thënë gati asgjë, nuk është punuar në këtë drejtim. /Prive.al/