Përplasja vazhdon! Stresi i thotë Xhulit: “Je njeriu më negativ këtu”

By

Dyshja e shumë komentuar, Xhuli dhe Stresi kanë zhvilluar një bisedë me pyetje goxha strikte, njëjtë ishin edhe deklaratat për njëri-tjetrin.

“A mendon që me ofendimet ndaj meje ke me ecë përpara?”, ka qenë një pyetje tjetër e Xhulit për Stresin.

“Unë nuk të kam ofenduar, ti vet e ke bërë veten. Unë nuk të kam thënë që ia ke marrë fytyrën sepse ti të kishe qenë një zonjë nuk kishe bërë kështu”, ka thnëë Stresi.

Në anën tjetër Xhuli është kundërpërgjigjur duke thënë – “Unë jam super zonjë, edhe ti thua që je burrë por unë tek ti nuk kam parë asnjë burrni”.

“Unë t’a respektoj mendimin tënd, kështu që t’a lejmë pozitive këtë temë, ndryshimi fillon nga vetja sepse unë jam po i njëjti, kam ndryshuar sepse jam bërë më i qetë po bëj debat brenda kornizave”, ka shtuar Stresi.

Artikuj të ngjashëm