Ishin çifti më simpatik – Vanessa Hudgens flet hapur për lidhjen me Zac Efron

By

Vanessa Hudgens, aktorja e njohur amerikane ka folur për raportin e saj romantik me aktorin Zac Efron.

30 vjeçarja e ka diskutuar publikisht në një intervistë, lidhjen katër vjeçare të çiftit duke thënë:

“Gjithcka kishte nisur në mënyrë organike. S’mund të isha më mirënjohëse se aq për atë lidhje në atë kohë. Ishte fenomen masiv dhe gjithë sytë ishin kah unë dhe ai ishte aty për mua”, ka thënë ajo.

vanessa hudgens zac efron relationship 044276456

“Madje ne kishim edhe grindje në mes vete gjatë kohës sa po filmonim High School Musical, megjithatë meqë krenohem se jam profesioniste i lash të gjitha anash. Mendoj se ajo lidhje më ka stabilizuar”, ka thënë aktorja.

Vanessa dhe Zac e kanë përfunduar lidhjen e tyre në vitin 2010-të ndërsa tani aktorja që tetë vite është në lidhje me Austin Butler. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm