Përmes UNICEF Rita Ora po ju vjen në ndihmë këtyre familjeve shqiptare

By

Rita Ora foli hapur për vizitën e saj të veçantë dhe emocionale në Kosovë si pjesë e angazhimit të saj si ambasadore e Unicef-it.

Këngëtarja la Kosovën kur ishte vetëm një foshnje sepse familja e saj u detyrua të largohej nga vendi si shkak i konfliktit.

Rita Ora tha “ Ishte shumë e veçantë të takoja fëmijë dhe familjen në vendin ku linda dhe të jem dëshmitare e parë e punës që Unicef bën që të ndihmojë këta njerëz, më ka bërë ende më të vendosur se asnjëherë që të shfrytëzojë pozicionin tim që të mbështesë këtë kampanjë.”

Pikërisht kjo fushatë zotohet që të mbledhë para dhe të mundësojë mbështetje për familjet e pas luftës dhe Rita Ora si ambasadore po advokon për këtë çështje që nga viti 2013.

Udhëtimi i Ritës për në Kosovë u dokumentua në një film i cili i lansua në “Soccer Aid for Unicef”. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm