Dy ditët e fundit, Dua Lipa u kritikua nga ndjekësit e saj në rrjete sociale se ajo nuk po përdor famën dhe influencën e saj që të ndihmojë popullin shqiptar i cili u godit tmerrësisht nga katastrofa natyrore.
Por e vërteta nuk qëndron kështu, sepse Dua është duke punuar për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.
Lexoni deklaratën e saj të plotë në Instagram:
“Ky 28 Nëntor, Dita jonë e Flamurit Kombëtar, na gjen në mes të dhimbjes për jetët e humbura të tërmetit shkatërrues në Shqipëri dhe duke qenë krenarë për solidaritetin që vëllezërit dhe motrat tanë në Kosovë dhe në të gjithë botën po tregojnë për këtë tragjedi .
Si gjithmonë të gjithë jemi të bashkuar dhe të gjithë jemi duke kërkuar mënyrat më të mira për të ndihmuar familjet e prekura, fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre, prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre dhe miqtë që kërkojnë të gjejnë njëri-tjetrin dhe të jenë atje për të dashurit e tyre.
Cdo moment i humbur duket si një moment tepër vonë në ndërgjegjësimin në mbarë botën për këtë tragjedi, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk mund të pres më.
Përveç dhurimeve personale dhe familjes time, unë bashkohem me miqtë e mi Kujtim dhe Arben nga @ bond.nyc për të krijuar materiale që do të shiten në të gjithë botën dhe 100% e të ardhurave do të shkojnë drejt familjeve të prekura të tërmetit në Shqipëri.
Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejtpërdrejt në llogaritë zyrtare të siguruara nga Qeveria e Shqipërisë me të cilët kemi qenë në kontakt përmes miqve tanë në Prishtinë.
Ne kemi dëshmuar të jemi të fortë dhe në momentet si kjo ne bashkohemi si një komb i vëllezërve dhe motrave të BASHKUARA.
Lutuni për Shqipërinë dhe për jetët e humbur. Bashkohuni me mënyrën më të mirë për të ndihmuar kauzën.” /Prive.al