Bes Kallaku kritikon ashpër keqpërdoruesit e ndihmave në Shqipëri

By

Tonelata të tëra pakosh ndihmash janë dërguar drejt Shqipërisë e tonelata të tëra janë mbledhur brenda Shqipërisë si ndihmesë për ato familje që humbën gjithçka.

E në raste të tilla brenda një kaosi, njerëzit kanë filluar edhe duke keqpërdorur këto ndihma të mbledhur nga njerëz vullnetmirë brenda dhe jashtë rajonit.

Të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë raportuar për vjedhje nga persona që realisht nuk kanë nevojë si dhe disa prej sosh kanë filluar të shpërndajnë këto ndihma në këmbim të mjeteve financiare.

Bes Kallaku i cili ka ndihmuar edhe në terren dy ditët e fundit, ka reaguar ashpër ndaj këtyre ngjarjeve duke postuar në llogarinë e tij në Instagram.

“Ore a do bëhemi njerëz ne? Edhe në të tilla ditë atë që kallëzoi @noizy po ndodh gjithandej. Haram edhe mallkuar kush përfiton nga kjo situatë.” – shkruan ai.

Ditën e djeshme Bes dhe Xhensila Kallaku kanë vizituar familjet e prekura nga tërmeti të cilët ishin strehuar nëpër kampe. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm