Shprehu dëshirën dhe shpalosi planin e tij për t’u martuar me Bleonën, por mjeku nga Mati ka përfunduar në psikiatri.
Dalip Gjoka nuk ka mundur të përballojë presionin nga opinioni publik për dëshirën e shprehur në media në lidhje me fiksimin për t’u bërë babai i fëmijëve të këngëtares.
Mjeku 64-vjeçar është sjellë nga Burreli në Tiranë mëngjesin e së premtes në spitalin Nr. 5 pas rëndimit të gjendjes shkruan Shekulli.
Bluzat e bardha kanë refuzuar që të flasin për diagnozën, por tregojnë se Dalipi vazhdon t’i përmbahet qëllimeve për lidhjen me Bleonën.