Robert Alia: Albëria ka folur pas kurrizit tim; Këngëtarja: Je karamele pa ambalazh

By

Me buzëqeshje dhe pa e ngritur zërin, anëtari i jurisë së “Dance with me” Robert Alia dhe konkurrentja Albërie Hadërgjonaj kanë sulmuar jo pak njëri- tjetrin.

Pa u përqendruar tek kërcimi dhe lëvizjet e këngëtares, Alia u shpreh se nuk mund t’i jepte pikë, pas ajo e ka përgojuar pas krahëve. “Do të kisha dhënë më shumë se pesë pikë nëse Albëria nuk do të fliste pas kurrizit tim”, është shprehur ai.

Këngëtarja kosovare e cila në këtë show vallëzimi kërcen me Veselin i është përgjigjur me ironi duke thënë: “Si mund të mos flas për një karamele pa ambalazh si koka jote”.

Më tej Alia vazhdoi duke thënë se në spektakël duhen vënë kritere. “Jemi artistë, s’ka nevojë për thashetheme” e ka mbyllur Alia përplasjen me kunja, dhe po kështu ka bërë edhe Alketa. Moderatorja e spostoi menjëherë vëmendjen tek numri pasardhës për ta kaluar situatën e sikletshme. ç’të ketë thënë vallë Albëria që e ka vrarë kaq shumë Robertin?! /lapsi.al/

Artikuj të ngjashëm