Britney Spears fajëson personin që dha idenë e kujdestarisë ndaj saj

By

Britney Spears pretendoi se nëna e saj ishte ajo që mbolli idenë në kokën e babait të saj për ta vendosur atë nën kujdestarinë e babait të saj.

Ajo tha: “Kafsha më e rrezikshme në botë është një grua e heshtur dhe e qeshur” Spears i shënjestroi prindërit e saj në disa fjali, duke shkruar, “babai im Xhemi, mund të ketë filluar kujdestarinë 13 vjet më parë, por ajo që njerëzit nuk e dinë është se nëna ime është ajo që i dha atij idenë”.

“Nuk do t’i kthej kurrë ato vite”, vazhdoi këngëtarja 39-vjeçare e “Stronger”. “Ajo më shkatërroi fshehurazi jetën”.

Duke iu drejtuar nënës së saj, Lynne Spears, ylli i popit përfundoi: “Ti e di saktësisht se çfarë ke bërë, babai im nuk është aq i zgjuar sa të mendojë ndonjëherë për një konservator”.

Spears gjithashtu shkroi: “Në momentin që unë buzëqesh e kuptoj se nuk e kam bërë për një kohë shumë të gjatë. Nëna ime shqetësohet shumë dhe thotë: “Ti po sillesh çuditshëm çfarë nuk shkon me ty?” “Unë them, përshëndetje, emri im është Britney Spears jam mirë që më në fund u njohëm!”

“Para se të shkoj më tej, më falni paraprakisht,” vazhdoi ajo. “Kanë kaluar 13 vite dhe unë jam pak e ndryshkur! Ishte një biznes familjar më parë nuk është më kështu. Unë kam lindur sot sepse më vjen të buzëqesh, ndaj faleminderit që u largove nga jeta ime dhe më në fund më lejove të jetoj timen”.

Më 29 shtator, Jamie, 69 vjeç, u pezullua zyrtarisht nga kujdestaria e Brtiney-t pasi gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit, Brenda Penny, vendosi që marrëveshja e tyre ishte bërë një “mjedis toksik”.

Spears ka thënë se familja e saj e ka lënduar atë më thellë sesa fansat do ta dinin ndonjëherë.

Artikuj të ngjashëm