Camila Barraza fillon përgatitjet për Miss Universe

By

Bukuroshja Argjentinase, Camila Barraza, e cila u shpall fituese në konkursin e bukurisë Miss Universe Kosova ka filluar përgatitjet e saj të para për spektaklin e madh të Miss Universe në të cilin do të përfaqësojë Kosovën.

Pavarësisht pesimizmit të publikut shqiptarë që patën kur bukuroshja në fjalë u kurorëzua me titullin e më të bukurës në Kosovë ajo po befason të gjithë me veprimet e fundit.

E një gjë të tillë na tregon fotografia e publikuar nga ana e saj në të cilën shihet duke marrë leksione për shtetin e Kosovës e duke mësuar kështu edhe mbi traditat tona pasi që këto janë edhe gjërat që ajo duhet ti reflektojë në spektaklin e madh i cili do të zhvillohet në Filipine në janar të vitit 2017.

Ajo nuk ka hezituar që në fotografinë e publikuar angazhimin që po e bën ta quaj  “Sikurse në shkollë” gjë që është e vërtetë pasi që për të gjithçka është e padëgjuar dhe duhet të mësohet nga e para. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm