Getinjo: Asnjë njeri nuk lufton për emër, por për para (VIDEO)

By

Sa ishte duke ndenjur me disa nga banorët në oborrin e shtëpisë, Getinjo tha se asnjë njeri nuk lufton për emër, por për para.

“Asnjë njeri nuk lufton për emër, lufton për me e ndreqë jetën”, ka thënë reperi.

Ai tregoi edhe sa është paguar në koncertin e parë që e ka mbajtur.

“Të parin koncert kur e kam mbajtë i kam marrë 500 euro, me dy kangë që i kam inxhizu në studio të keqe, në Prizren e kam mbajtë”, ka shtuar Getinjo.

Ai tha se s’mund të thuash që nuk e bën muzikën për para, sipas tij, çdokush e bën për para, se po të mos ishte ashtu, atëherë, sipas tij, këngëtarët do të shkonin pa problem edhe në koncerte humanitare.

“Nuk mundesh me thanë nuk e boj për pare, e bon për pare oj loçkë. E do muzikën, por do edhe me t’u pagu. Pse kur po të thirrin në koncert humanitar nuk po shkon? Leni këto ‘fake’, krejt jemi ‘fake’ kur vjen puna te parja. Parja të djegë ty”, tha reperi.

Artikuj të ngjashëm