Ka kaluar kohë e gjatë që kur nuk e kemi parë Getoar Selimin me Agon Amigë – dyshja të cilët u identifikuan si Tingulli i Trent rreth 20 vjet më parë.
Në një intervistë dhënë së fundmi, Agoni tregoi se nuk ka asnjë kontakt me Getin.
“Fatkeqësisht nuk i kemi, më vjen keq që po e them këtë. E kemi ndërprerë në mënyrë shumë banale. I kam thënë edhe atij, o burrë Ikemi bërë 20 vjet karrierë bashkë, hajde po i ndajmë gjërat në tavolinë”, ishte deklarata e Amigës në emisionin e pasditës me Ermal Peçin.
Në anën tjetër, nga Ghetto Geasy nuk ka pasur asnjë deklaratë me detaje rreth prishjes së raporteve me Agoni./Prive.al