Për shkak të sulmit në Manchester, Dua Lipa shtyn publikimin e këngës

By

Këngëtarja me prejardhje kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është mërzitur fort për sulmin terrorist që goditi Manchester’in e Britanisë së Madhe të hënën mbrëma.

Dua ka bashkëndjerë me bashkështetasit e saj për këtë sulm që goditi këtë qytet britanik, dhe ka vendosur që ta shtyjë publikimin e këngës që ishte paraparë për sot.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Dua në profilin e saj në Instagram, përmes një njoftimi ku thotë se po ndjehet zemërthyer dhe shumë e dëshpëruar me këtë që ka ndodhur.

”E shkatërruar, zemërthyer dhe e tmerruar. Lajme shumë të këqija për tu zgjuar me to. Ju lutem keni kujdes dhe ruajeni njëri tjetrin në kohë të tilla. Pas asaj që ndodhi dje, po e anuloj publikimin e këngës time të re”, ka shkruar Dua.

Rreth mesnatës pas sulmit që ka ndodhur nëntëmbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa mbi 50 janë të lënduar, pas një shpërthimi në Manchester Arena në qytetin e Mançesterit në Angli.

Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar dy shpërthime të mëdha – ngjarja ka ndodhur në koncertin e pop këngëtares, Ariana Grande. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm