Për Shën Valentin, Arti do na lë “Pa gjumë” dhe kjo është arsyeja

By

Fiks një muaj pa u bërë një vit nga projekti i tij i fundit “M’fal”, Art Abazi po rikthehet.

Pas një periudhe që e gjeti në lëvizje, mes Kosovës dhe përtej oqeanit ku u zhvendos për të shkruar një faqe të re të jetës së tij, këngëtari ka gati këngën e tij më të re.

“Pa gjumë” titullohet ky projekt muzikor i cili me shumë gjasë vjen me një simbolikë, bazuar në datën e përzgjedhur.

Kënga vjen për Shën Valentin.

Duke lënë prapa një vit të ftohtë nga sentimentalja, duket se këngëtari do na i ngrohë zemrat me këtë projekt muzikor të veçantë!

I “shëruar” nga një periudhë me turbulenca nga aspekti i dashurisë, duket se më së miri, gjithçka ai e ka transmetuar përmes këngës që do të jetë ndër më të veçantat në karrierën e tij.

Dhe ne po presim që ky projekt të na lë “Pa gjumë”… /prive.al

Artikuj të ngjashëm