Këtë periudhë Bebe Rexha ishte e zënë më shfaqje sepse ishte pjesë e turneut të grupit të njohur amerikan “Jonas Brothers”.
Në maj të këtij vitit grupi dha lajmin se do fillonin një turne të madh, i pari pas 10 viteve – përfshirë 70 koncerte në Amerikën e Veriut, 5 në Amerikën Latine dhe 16 koncerte në Evropë. Bebe Rexha, Jordan McGraë dhe Livvia ishin aktet hapëse në Amerikën e Veriut.
E tani, pas disa muajsh turneu i tyre ka përfunduar dhe Bebe Rexha gjeti mënyrën më të mirë si të shpërblej veten – një çantë Louis Vuitton “The Capucines Mini Strassy”.
Kujtojmë që Bebe Rexha ndonëse e angazhuar në turne me një rol shumë të rëndësishëm, ajo ndau një ditë për të udhëtuar në Shqipëri ku arriti me 2 dhjetor. Ajo vizitoi disa nga pikat më të prekura nga tërmeti dhe premtoi se ajo personalisht do kujdesej që të ndihmonte disa nga ato familje. /Prive.al