Një ngjarje e veçantë e rikthen Era Istrefin në Prishtinë

By

Këngëtarja kosovare, por që tashmë ka arritur famë botërore, Era Istrefi, pas paraqitjeve të shumta në televizione e evente të ndryshme europiane ka ardhur në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Arsyet që Era e ka vizituar Kosovën duket të jenë familjare, sikurse herën e kaluar kur erdhi për ditëlindjen e Renée.

Ajo është parë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, afër hotelit Grand ku po organizohej një mbrëmje e gjysmëmaturantëve – pjesë e të cilëve edhe vëllai i vogël i Erës.

Më poshtë, ju sjellim foto të Bledit që përmbyll sot nëntë vite të shkolës fillore. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm