Sot mbahet si njëra ndër modelet më të njohura e më të suksesshme në botë, por ajo për pak s’do e kishte karrierën që ka tani në industrinë e modës.
Modelja amerikane Tyra Banks, ka rrëfyer se se për pak nuk do bëhej në Engjëll i Victorias Secret, për shkak se po i prishnin punë flokët e saja natyrale.
Banks ka folur në një intervistë së fundmi për W Magazine për periudhën e hershme të karrierës së saj, dhe ka thënë se në ditën e parë të punës në Victoria’s Secret, i ishte thënë të shkonte në shtëpi.
Kjo për arsye se stilistët që aso kohe punonin për brendin VS, nuk kishin ide se cfarë të bënin me flokët e saja afro-amerikane.
Ajo thotë për revistën se iu kërkua të kthehej nga kishte ardhur, pas disa përpjekjeve për t’ia rregulluar flokët e “çmendura”. /Prive.al