Enca e zemëruar për basketbollistin që tradhtoi gruan, madje edhe kërcënon!

By

Lajmet se basketbollisti Tristan Thompson e ka tradhtuar partneren e tij, Khloe Kardashian, ia kanë prishur mëngjesin këngëtares Enca Haxhia.

Këngëtarja shqiptare, nuk e ka pritur aspak mirë raportimin e TMZ se Thompson ishte incizuar duke u puthur me një vajzë misterioze në një klub nate në New York.

Ajo madje ka shkruar në profilin e saj në Instagram: “U zgjova me këto lajmet për Tristan Thompson dhe tani jam e e zemëruar me çdo burrë në këtë planet”.

Më pas, ajo ka publikuar një insert nga kënga e saj e re “Dua”, teksti i së cilës flet për një tradhti bashkëshortore e Enca është përbërëse e trekëndëshit, si dashnorja e një burri të martuar, e cila i vë flakën shtëpisë së tij.

“Më tradhto dhe unë ta djeg shtëpinë”, ka shkruar Enca, duke ndarë insertin e momentit ku e kallë një vilë nga dhimbja e dashurisë. /PRIVE.AL

View this post on Instagram

Cheat on me & I’ll burn your house down 🙌🏻

A post shared by ENCA (@enca) on

Artikuj të ngjashëm