Ndërsa është e zënë me promovimin e albumit të saj të fundit, “Rare”, Selena Gomez foli hapur në lidhje me marrëdhënien e saj me Justin Bieber, gjatë së cilës këngëtarja dhe aktorja tha se ajo pësoi abuzim emocional.
Duke folur me NPR të Dielën, Gomez shpjegoi se si kënga e saj e re, “Lose You to Love Me”, e ndihmoi atë procesojë dhe të vazhdojë nga përvoja “e vështirë” që ajo pati ndërsa ishte në lidhje më krijuesin e “Yummy”.
Gomez dhe Bieber u lidhën për herë të parë publikisht në vitin 2011 dhe lidhja e tyre vazhdoi me ndarje e ribashkime deri tek ndarja finale e çiftit në vitin 2018.
“Është e rrezikshme të qëndrosh në mentalitetin e viktimës,” tha Gomez. “Dhe nuk po tregohem e pasjellshme, unë mendoj se kam qenë viktimë e një abuzimi të caktuar.”
Kur e pyetën nëse ajo po i referohej abuzimit emocional, krijuesja e hitit “Bad Liar” tha, “Po” dhe pastaj elaboroi – pavarësisht se vuri në dukje se ajo nuk dëshironte të kalonte pjesën tjetër të jetës së saj duke folur për të kaluarën e saj me Bieber , i cili u martua me modelen Hailey Baldëin në vitin 2018.
“Më është dashur të gjej një mënyrë për ta kuptuar atë si një e rritur dhe më duhej të kuptoja zgjedhjet që bëja,” tha Gomez. “Jam vërtet krenare që mund të them se ndjehem më e fortë se asnjëherë më parë dhe kam gjetur një mënyrë për ta përshkuar atë me sa më shumë hir të jetë e mundur.”
Burimi: Los Angeles Times