Shyhrete Behluli tejet e emocionuar nga poezia që i kushtoi halla e saj

By

Është një ndjenjë e veçantë të lexosh një poezi që të dedikohet ty, për të cilën autori është frymëzuar tek jeta jote.

Pikërisht një dedikim, Shyhrete Behluli hyri për ta ndarë në llogarinë e saj në Instagram.

Teksa shpreh sa e emocionuar është, ajo rrëfen për ndjekësit e saj se këtë poezi i ka kushtuar halla e saj shkrimtare Rrushe Sadiku.

Poezia që i kushtohet këngëtares është shkruar me 6 dhjetor të vitit 2019 në Prishtinë, dhe ju mund ta lezoni mëposhtë:

Legjendës së Mushtishtit (Shyhrete Behluli)

I

Tuj pushu nën hije t’blinit

Flladi m’sjell një zë t’bilbilit

Kush shëron plagën e shpirtit

Veq legjenda e Mushtishtit

II

Me të, dita fillon mbarë

Në cdo vend ku ka shqiptarë

Kënaqësinë na dha sa mot

Përgjithmonë, bekoje Zot

III

Të gjithë brezat pa dallim

Për të janë, plot admrim

S’e ndal “DASMËN” e jetës

Vetëm famën lë pas vetes

IV

Mbi të s’bjen as terri i ntës

Ajo i jep ndriqim dhe flakës

Meteor në qiell t’pa anë

Me këngë ëmbëlsonë dynjanë

Artikuj të ngjashëm