Dasma e Rita Orës ka qenë ndër zhvillimet më të komentuara vitin e fundit.
Faktin se pak, thuajse aspak, nuk u kuptua nga kjo pjesë ka bërë që kurreshtja të jetë e madhe.
E fiks në përvjetorin e parë nga momenti magjik, kanë dalë fotot dhe detajet e para.
Për Vogue, çifti kanë ndarë disa nga shkrepjet dhe emocionet.
“Në të vërtetë ka qenë mjaft argëtuese për ne të shohim histori të ndryshme që shpikin njerëzit dhe gjatë gjithë kohës t’i mbajmë për vete,” pranon Rita. “Dhe, më pëlqen që tani mund të ndajmë atë që ka ndodhur në të vërtetë – dhe ta bëjmë atë në përvjetorin tonë njëvjetor jo më pak!”
“Rita më propozoi dhe unë thashë “po” në çast”, thotë regjisori Taika Ëaititi për mënyrën sesi ai dhe super ylli u fejuan. Ndërsa dyshja u takuan për herë të parë në një Barbecue në vitin 2018 që Taika organizoi në shtëpinë e tij në L.A., vetëm në vitin 2021, kur të dy po xhironin në Australi, ata filluan të takoheshin.
Rita e bëri propozimin gjatë pushimeve në Palm Springs në verën e vitit 2022, dhe ata planifikuan një martesë të improvizuar që do të mbahej në Los Anxhelos disa javë më vonë, më 4 gusht. “Nuk ishte në Londër apo në Francë siç raportuan të gjithë. ”, sqaron Taika. “Ishte në L.A. me një grup të vogël miqsh.” /Prive.al