Po e nis vitin fuqishëm, edhe një këngë e re nga Rita Ora (FOTO)

By

Pati sukses të jashtëzakonshëm gjatë vitit të kaluar, pasi pas një kohe të gjatë solli dy projekte muzikore “Your Song” dhe “Anywhere”, me të cilën arriti të ngjitej në Top Lista.

Kurse vitin e ri e nisi me publikimin e një kënge që do jetë muzika e filmit nga trilogjia e famshme “Fifty Shades of Grey”, por kësaj here “Fifty Shades Freed”.

Ora në plot vende të botës u radhit e para me këngën “For You” në bashkëpunim me Lian Payne.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, pritet të vijë në Kosovë për 10-të vjetorin e pavarësisë së shtetit, e edhe të performojë në koncertin që organizohet nga qeveria për të shënuar këtë datë të rëndësishme.

Por para se te vijë në vendlindje, ajo publikoi edhe një tjetër këngë.

Këtë të premte, Rita ka lansuar “Proud”, një solo këngë e pashoqëruar me klip, megjithatë një këngë shumë e bukur. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm