Për herë të parë: Angela Martini tregon si nisi dashuria me bashkëshortin

By

Kanë kohë që janë bashkë por muaj më parë, ata u martuan në Las Vegas.

Ceremonia martesore e modeles Angela Martini me bashkëshortin e saj, producentin Dragos Savulescu, ishte krejt private dhe asgjë e ekzagjeruar, e Martini s’ishte një nuse e zakonshme në të bardha por u vesh në të zeza.

Ndërsa për herë të parë, Martini ka treguar se si e ka takuar bashkëshortin e saj disa vjet më parë.

Ky rrëfim ka ardhur pasi dikush nga fansat, ka kërkuar të dijë për historinë e tyre të dashurisë, e Angela më pas ka treguar se ishin njoftuar në një festë që Savulescu e kishte organizuar në shtëpinë e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm