Që Jennifer Lopez të bëhej gati për perfomancën e saj në ‘Super Bowl’ u desh një përkushtim i madh.
Këtë më së miri e tregon vet grimeri i saj Scott Barnes.
“Ne nuk kishim as muzikë në sfond,” tha ai përmes telefonit menjëherë pas përfundimit të performancës. “Ne të gjithë donim të ishim të mprehtë si laser, kështu që të gjithë ishin të përqendruar.”
Përgatitja për shfaqjen e Super Bowl është një ngjarje ditore. Barnes filloi ditën në orën 10 të mëngjesit, duke ndryshuar lokacionet me ndihmën e një eskorte policore.
Ai dëshironte të bënte një grim si të supermodeleve të viteve të 90-ta, si ato modelet e Versace.
“Ne filluam punë në orën 10 të mëngjesit dhe shkuam në shtëpinë e Jennifer rreth orës 10:30 të mëngjesit. Ajo po bënte disa prova, ne po bënim gati pajisjet, dhe më pas filluan thonjtë, flokët, dhe më pas grimin. Por nuk kisha mbaruar akoma, kështu që lashë shtëpinë rreth orës 3 të mëngjesit me një përcjellje policore. Po, një përcjellje policore. Unë fillova grimin përsëri rreth orës 4:30deri në 5:30 pasdite. Më pas mbaruam dhe ishim në skenë. Ishte çmenduri.” – tha ai për Elle.