Capital T, së shpejti pjesë e filmit amerikan të regjisorit të famshëm Will Gilbey

By

Capital T sapo ka ndarë lajmin surprizë të tij.

Ai është bërë pjesë e industrisë së filmit me një projekt të quajtur “Jericho Ridge” me regji të regjisorit britanik Will Gilbey.

Këtë lajm e ndau vet artisti përmes një postimi në Instagram, ku ndër të tjerash u shpreh mjaft i emocionuar për këtë projekt.

Ai do të jetë në projekt së bashku me yje të tjerë si aktorja britaneze Nikki Amuka Bird.

E veçanta e këtij filmi është se film amerikan do të xhirohet në vendin tonë – Prishtinë, Kosovë.

Në postimin e ndarë me ndjekësit e tij, artisti u shpreh:

“Jam i emocionuar të njoftoj se do të futem në industrinë e filmit me një projekt të mrekullueshëm të quajtur Jericho Ridge me regji të Will Gilbey – Bafta Winner! Jam shumë i gatshëm për të filluar përvojën time të re me yjet e mëdhenj përreth, duke filluar me Nikki Amuka Bird – Bafta Nomined”.

“Do të bëj më të mirën që ky projekt të mos jetë vetëm i pari, ndaj faleminderit që më keni mua, Will dhe producentët Harvey Ascott, Besnik Krapi, Mark O Sullivan dhe Alex Tate”.

“Një lajm tjetër i mirë është se i gjithë ky film amerikan do të xhirohet në vendin tim – Prishtinë, Kosovë.

Faleminderit të gjithëve dhe suksese për ne”.

View this post on Instagram

A post shared by Capital T (@truekapo)

Shumë suksese. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm