Kjo video sqaron përfundimisht raportin e Fifit me Ardit Çunin!

By

Gjatë kohës sa ishin të dy në shtëpi, Fifi dhe Ardit Çuni kishin një miqësi shumë të ngushtë brenda. Dyshja zbuluan se kishin bashkëpunuar edhe me njëri tjetrin në disa këngë të Arditit.

Mirëpo, raportet u ftohën kur Fifi votoi që ai të largohej nga shtëpia, në mënyrë që kjo e fundit të shpëtonte Granit Canën.

Arditi u shpreh shumë i zhgënjyer ne disa intervista pas daljes, dhe në një nga netët live ai erdhi që të sqarohej me Fifin për të kuptuar më shumë gjestin e saj.

Gjatë diskutimit u la të kuptohej se kishte akoma tension në shoqërinë e tyre, mirëpo gjithcka hodhi poshtë kjo videoja e fundit që Arditi ka ndarë në llogarinë e tij.

Ai ishte nga personat e parë që ka dalë të pres Fifin pas daljes nga shtëpia. Në videon që ai ka ndarë shihet Fifi shumë e emocionuar që pa shokun e saj prapa dyerve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm