Pasuria marramendëse: Kylie Jenner, femra më e pasur

By

Në fronin e femrës më të pasur në botë është ulur e vogla e familjes Jenner-Kardashian, Kylie. Ajo është vetëm 20-vjeçe dhe nënë e një vajze dhe posedon një pasuri prej 900 milionë dollarësh.

Kylie është shpallur nga Forbes si femra më e pasur në botë dhe revista e përshkruan 20-vjeçaren si një vajzë që ka arritur gjithçka vetë, pa ndihmën më të vogël nga familja e saj.

“Është e jashtëzakonshme që njihem për diçka për të cilën jam aq e pasionuar dhe unë jam shumë mirënjohëse për këtë. E kam dashur gjithmonë kozmetikën dhe kam punuar shumë fort. Lidhja me fansat e mi dhe krijimi i produktit ka qenë një proces i pabesueshëm. Kam mësuar aq shumë gjatë rrugës dhe shpresoj që të frymëzoj të tjerët që të ndjekin ëndrrat e tyre”, tha Jenner e cila mbush 21 vjeç në 10 gusht.

Artikuj të ngjashëm