Ky është emri që Cardi B ia la vajzës së saj të parë

By

Reperja më e njohur në botë, është bërë nënë për herë të parë.

Cardi B ka njoftuar të martën për lindjen e vajzës së saj përmes llogarisë zyrtare në Instagram.

“Kulture Kiari Cephus 07/10/18 @offset”, është mbishkrimi që ia ka vënë reperja një fotografie të saj ku shihet nudo dhe me bark të fryrë.

Kulture është fëmija i parë i yllit amerikan, bashkë me burrin e saj po ashtu reper, Offset.

Cardi B e kishte mbajtur shtatzëninë e saj të fshehtë, para se ta bënte të ditur lajmin në prill, pas një paraqitje në emisionin “Saturday Night Live”.

Artikuj të ngjashëm