Të hënën në mëngjes, Kim Kardashian West, e ka larguar nga instagrami zemërthyesin e motrës së saj.
Kim i ka bërë unfollow Tristan Thompson, partnerit të motrës së saj Khloe Kardashian dhe Thompson nuk ka vonuar t’ia kthejë nderin menjëherë.
Kim është e vetmja që i ka bërë unfollow 27 vjeçarit, përderisa pjesa tjetër e familjes Khloé, Kourtney Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner, dhe Kris Jenner e kanë ende në rrjete sociale.
“Mendoj se ajo vetëm dëshiron që t’i qartësojë mendimet në kokën e saj dhe dëshiro të kalojë kohë e vetme me të bijën”, ka thënë Kim, e ftuar në emisionin e Ellen Degeneres të hënën mbrëma. /Prive.al