Pak kohë më parë u ‘çlirua’ prej një lidhjeje që kishte kohë që nuk funksiononte por ndarjen nga Tuna pas një lidhjeje gati katër vjeçare, Cozman po e përjeton në mënyrë fantastike.
Reperi tashmë ka gjetur një ‘dashuri’ të re e që është fitnesi. Si beqar, Cozman po qëndron sërish në Prishtinë ku i është qasur me përkushtim trupit të tij.
Çdo ditë, ai kohë të madhe po kalon në palestër i shoqëruar nga Dj First i Babastars që duket se e ka marrë seriozisht që mikun e tij ta bëj gati siç duhet për verë.
Ndryshe, shumë shpejt nga Cozy priten projekte të reja pas ‘Si dje’ që si projekt solo, u pëlqye shumë nga publiku. /Prive.al/