Pas tragjedisë, Azet po shqyrton këtë mundësi

By

Mëngjesin e së shtunës, opinioni u trondit me humbjen tragjike në moshë të re të Sefa Kayas, menaxher i reperit Azet.

Sefa humbi jetën nga një vetëaksident i shkaktuar në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Dje, Prive.al zbuloi edhe arsyen që kishte sjellur turkun në Kosovë.

Ai kishte ardhur për t’i finalizuar të gjitha datat e koncerteve të Azetit përgjatë Korrikut dhe Gushtit në Kosovë.

Jo zyrtarisht, flitet se reperi i tronditur nga kjo humbje e cila siq u shpreh vetë tingëllon ende ‘e pabesueshme’ po shqyrton anulimin e të gjitha koncerteve të cilat ishin caktuar pikërisht nga miku i tij tashmë i ndjerë.

Mbetet të shihet përfundimisht nëse Azet do t’i mungojë fansave këtë verë apo do e kthejë dhimbjen në forcë për suksese të reja, pa dyshim ashtu siç do të donte Kaya, me të cilin reperi rrugëtoi në karrierë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm