Rrjedh në internet edhe kënga e re e Kidda

By

U bë një kohë prej kur reperi Kidda ka sjellë projekt të ri.

‘Jump on it’ është kënga e fundit e tij, pubikuar në fund të muajit Mars.

Por, tashmë kur po bëhen tre muaj pa këngë të re, në një periudhë kur kanë ‘shpërthyer’ projektet nga artistët shqiptarë, nëse mendoni që Kidda do të mungojë këtë verë, gaboheni!

Prive.al ka mësuar se reperi tashmë e ka të finalizuar këngën e tij më të re e cila do të vijë e vizuelizuar edhe me një klip të xhiruar jashtë.

‘Bella’ titullohet kënga e cila tashmë vetëm se ka rrjedhur në internet.

Nga çfarë kuptohet përmes sekondave të zbardhur të këtij projekti, duket se bëhet fjalë për një këngë e cila premton të jetë një nga hitet e kësaj vere. Për ta vulosur një gjë të tillë, do të na duhet të presim edhe pak! /Prive.al

https://www.youtube.com/watch?v=AA4kXkgtrhU

Artikuj të ngjashëm