Pas skandalit për zhvatje, a ndihet Loredana ende e mirëseardhur në Zvicër?

By

Ka kohë që Loredana është në qendër të vëmendjes.

Lindja e vazjës Hana me partnerin reper Mozzik, skandali për zhvatje dhe mashtrim të një çifti zviceran, ndarja nga Mozzik dhe çmimi që fitoi në MTV Music Awards si ‘Artistja më e mirë zvicerane”.

Një fytyrë publike mjaft kontroverse, mirëpo si dikush që ‘ose e do ose e urren’ shkruan revista Srf.ch.

Redaktori i muzikës në SRF, Lukie Wyniger u takua me reperen për të biseduar me të për muzikën e saj, për Zvicrën, për paratë, jetën e saj si një yll rap dhe nënë, si dhe për akuzën e ngritur ndaj saj.

Kur ai e pyet reperen se a ndihet ende e mirëpritur në Zvicër pas pretendimeve për mashtrim që dolën gjithkund nëpër media, ajo përgjigjet:

“Unë jam fanse e Zvicrës. Më pëlqen të jem këtu. Unë mendoj se nuk do të largohem nga Zvicra. Asnjëherë nuk e kam ndjerë se ishim të padëshiruar këtu.” pastaj vazhdon duke thënë, “Sa më shumë që kam, aq më shumë njerëz më urrejnë. Por nuk mund ta kuptoj as mënyrën se si mund ta urresh dikë që nuk e njeh personalisht.”

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

 

Burimi: Srf.ch

Artikuj të ngjashëm