“Nuk do lidhem pa i mbushur 40”.
Kjo ishte deklarata e dikurshme e Arbër Çepanit, fituesit të parë të reality-shou “Big Brother” në Shqipëri, të cilës i ka qëndruar pjesërisht stoikisht.
Disa vite pa mbushur 40, ai ka zyrtarizuar lidhjen e tij të dashurisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Arbëri i ka thënë të gjitha përmes një postimi.
“Gëzuar për ty për një tjetër udhëtim rreth hënës” – shprehet Çepani.
Por kush është vajza që i ka marrë zemrën?
Ajo quhet Arnita Beqiraj dhe është e punësuar në Radio Televizionin Shqiptar.
Njohja e dyshes duket të ketë ndodhur po në RTSH gjatë periudhës kur në të Arbëri ka punuar për disa vjet si drejtues i programit të mëngjesit. /Prive.al