Çka po sjell DJ Regard me Tyga?

By

Sukseset kanë qenë të pandalshme së fundmi për DJ Regard.

DJ kosovar ka arritur suksese vështirë të kapshme duke depërtuar shpejt dhe furishëm në tregun ndërkombëtar.

Pas miliona dëgjimeve në platforma online, performancave në koncerte e programet më prestigjioze botërore, gjërat duket se janë bërë edhe më të lehta.

Sipas të gjitha gjasave, ai mund të vijë shpejt me një bashkëpunim me reperin e njohur Tyga.

Kjo është lënë të nënkuptohet nga fotografitë e përbashkëta të Regard dhe menaxherit të tij, Regard me yllin amerikan.

“Deal done [marrëveshja u kry!]” – është shprehur menaxheri Hajriz Bajrami në fotografinë e ndarë.

Mbetet të shihet se çka përfshin ky “deal” por është e sigurtë se gjërat janë tashmë zyrtare! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm