Pa rrjete sociale, pa publikime të këngëve të reja, dukej se këngëtaren e mirënjohur Violetë Kukaj e kishte ‘lëshuar’ toka.
Kjo mungesë e theksuar e paraqitjeve në opinion ka ndikuar që Violeta të jetë pre e thashethemeve në portale të cilat shkruajtën kohë më parë se ajo është mbuluar.
Këngëtarja ka pasur një tendencë për jetë më religjioze viteve të fundit fakt i reflektuar edhe në këngë por në thelb, ajo nuk i është përshtatur akoma në tërësi jetës sipas parimeve islame.
Kjo është vënë në pah tek kanagjeqi i vajzës së Shkurte Fejzës, ku Violeta ka marrë pjesë e pa mbuluar, veshur në një fustan të gjatë deri tek gjuri. /Prive.al/