Klipin s’mund ta shohim, por këngën mund ta dëgjojmë – Bebe Rexha lansoj projektin e ri

By

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, sapo ka lansuar këngën e saj më të re “Call you mine”.

Rexha këngën e saj të re e ka shoqëruar edhe me klip. Megjithatë në Kosovë ende s’mund të kemi qasje për ta parë video spotin e saj. Megjithatë, këngën vetëm me audio, e keni të gatshme në Youtube tashmë.

Kënga e saj e re është realizuar në bashkëpunim me dy DJ Amerikanë të njohur nën emrin artistik “The Chainsmoker”.

Ky projekt i Bebe Rexhës, vjen pasi këngëtarja lansoi muaj më parë këngën “Last Hurrah”, me një klip kontrovers dhe interesant.

Mirëpo, para se ta mbyllni artikullin, më poshtë Prive sjellë një insert nga klipi i Rexhës, i publikuar nga vet këngëtarja në profilin e saj në Instagram.

Artikuj të ngjashëm