Detajet: Stresi u arrestua në një dhome hoteli me kokainë, armë dhe një vajzë

By

Policia e shtetit shqiptar ka dhënë detaje për arrestimin e reperit të njohur Arkimed Lushanj i njohur me emrin e artit, Stresi.

Për habinë e të gjithëve 31-vjeçari konsiderohet si një nga anëtarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

Sipas të njëjtave burime hetimet janë zhvilluar nga Njësia Hetimore e Task Forcës Speciale Vendore Tiranë në Departamentin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, shkruan lapsi.al, transmeton Prive.

Për të riun e lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë gjykata e kryeqytetit ka caktuar gjatë kësaj të mërkure masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

 

Artikuj të ngjashëm