DJ Dalool sjell versionin remiks të këngës ‘Baresha’

By

Një projekt interesant dhe unik është publikuar nga Dj Dalool.

Kënga legjendare ‘Baresha’ e kompozuar nga Rexho Mulliqi dhe e interpretuar nga ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha ka ardhur me një version në sinkron me rrymat dhe tendencat moderne.

Për këtë remix Dalool ka bashkëpunuar me K Master teksa të ftuar specialë janë edhe Vin Gonxhi & FreakyBoy.

Produksioni që është përkujdesurr për videon është VSM. Ndryshe, Dj Dalool edhe më parë ka sjellur versione të përpunuara të këngëve shqipe që janë pëlqyer dhe mirëpritur nga publiku. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm