Pas shkëputjes me menaxhmentin, Gent Fatali bën hapin e radhës

By

Javë më parë ju njoftuam se Gent Fatali ka shkëputur marrëdhënien e tij me Max Production, aty ku menaxhohej për shumë kohë.

Këngëtari tashmë po punon si artist i pavarur, të paktën tani për tani dhe këtë e ka konfirmuar përmes një postimi të bërë sot.

Ai njoftoi se ka hapur edhe kanalin e tij zyrtar në YouTube, në mënyrë që këngët e tij të dalin aty dhe t’i përkasin vetëm atij.

Këngëtari së shpejti sjell këngën e re, e para pa një menaxhment dhe ne i urojmë suksese./Prive.al

Artikuj të ngjashëm