Pas largimit, Bearti i “Për’puthen” do të përballet në gjyq me autoren e emisionit

By

Bearti ka disa ditë që nuk është shfaqur në emisionin “Përputhen”, ndërkaq para pak ditësh, ai edhe e konfirmoi se është larguar nga formati.

Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti, në një story të gjatë në Instagram ajo ka akuzuar Beartin për dezinformim dhe deklarata të pavërteta të thëna publikisht. Ajo tregon se ndaj këtij konkurrenti ka nisur tashmë një proces juridik.

“Më keni shkruar pafund çfarë ndodhi me konkurrentin nga Kosova, sot po ju përgjigjem! Ndaj tij ka nisur një proces juridik për thyerje të kontratës dhe dezinformim apo deklarime të pavërteta të thëna publikisht! Unë nuk jam mësuar të vjell vrer lart e poshtë, por i qëndroj kokë-lart parimeve të mia dhe mbi të gjitha respektoj këdo që bëhet pjesë e programeve të mia, por unë nuk diferencoj konkurrentë apo t’i trajtoj ndryshe dhe mos guxojë askush ta kërkojë këtë!”- ka shkruar Olta.

Në një postim të gjatë në InstaStory, ish-konkurrenti tashmë i ka kthyer edhe përgjigje.

“Përshëndetje! Unë takimin me Oltën nuk e kam kërkuar pa arsye apo për famë, siç e paska transformuar apo interpretuar në mënyrën e vet Olsa. Unë famën e kam pasur dhe nuk më duhej aq “fama” e “Për’puthen”. Që të mos e zgjas, arsyeja e hyrjes ka qenë se më kanë ftuar vetë, por edhe të përjetoj një eksperiencë ndryshe, të bukur. Kurrësesi çfarë fitova. Unë me përfaqësimin tim në “Për’puthen” kam dashur që t’ua rris shikueshmërinë e emisionit edhe në Kosovë, ç’ka edhe qëndron e vërteta. Thjesht dhe aty të jemi bashkë si vëllezër të një kombi, sikur që edhe jemi.

Arsyeja pse unë doja takim me Olsën ka qenë se ajo kërkonte sa më shumë debate e skandale në studio. Unë nuk jam person që flas vetëm për ehh… jam edhe për debate, por jo skandaloze. E kam cekur shumë herë kur më është kërcënuar me fjalët “Fol diçka, debato ose do të të nxjerr nga “Për’puthen”. Dhe i kam thënë shumë herë që dua të dal vetvetja, jo të flas me zor dhe imponuar. Më lër rehat me karakterin tim, me atë që e kam edhe në jetën e përditshme, jo false dhe me maskën tuaj. Po fare mirë më kujtohet edhe kërcënimi yt “Nuk mund të dalësh kur të duash ti, se të ndjeki penalisht”.

Dy takimet e mia janë bërë në qendra reklamuese, në mobileri dhe estetikë duke shfrytëzuar çdo “lojtar” pa asnjë përfitim, me premtime të rrejshme, derisa e nënshkruajnë një kontratë e pastaj ndryshojnë fjalët e thëna.

Unë për të gjitha këto kam fakte që prej ditës së parë madje deri tek dita e fundit, me mesazhe, me video e voice dhe jam i gatshëm të përballem në gjykatë me ty! Edhe aty do jem Beart Rexhepi, me fytyrën time, me karakterin tim, i shpëtuar nga maska “Për’puthen”- ka përfunduar Beart.

Artikuj të ngjashëm