‘Përplasja e titanëve’: Cili është hiti i radhës, Tayna x Ledri apo Capital T x Elvana?

By

Të dy grupet e artistëve po rikthehen me bashkëpunime të dyta! Bashkëpunimet e reja – Tayna x Ledri dhe Capital T x Elvana – kanë vetëm një ditë në mes.

Në dhjetor të vitit 2018, Ledri dhe Tayna erdhën me bashkëpunimin e parë që ka titullin “Aje”. Kënga rezultoi të ishte një hit dhe deri më tani ka mbledhur 40 milionë shikime në platformën e transmetimit Youtube.

Ajo që përfol për disa javë dhe u konfirmua nga Prive tashmë është konsoliduar edhe nga dy artistët. Ata po vijnë për një bashkëpunim të dytë që mban titullin “Hala” dhe publikohet sonte në ora 20:00.

View this post on Instagram

A post shared by Tayna (@tayna)

Ndërkaq, për një bashkëpunim të dytë u rikthyen edhe Capital T me Elvana Gjatën pas një projekti muzikor që jehoi kudo. Kënga “Lejla” u publikua në korrik të vitit 2019 dhe deri më tani numëron më shumë se 42 milionë shikime në Youtube.

Tani është konfirmuar edhe nga artistët që janë bërë sërish bashkë për një këngë të re. Bashkëpunimi i ri do të publikohet këtë të premte në ora 23:59.

View this post on Instagram

A post shared by Capital T (@truekapo)

Do të na duhet të presim vetëm edhe pak për të parë videoklipet dhe për të dëgjuar këngët, por këto dy publikime të super-artistëve kaq ngushtë në kohë, shënojnë edhe një pikë historike në industrinë e muzikës shqiptare.

Le të jehojë kënga më e mirë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm