Pas ia dha një premtim, Leonora ka këto fjalë për Kryeministrin

By

Gjatë ditë së sotme, Leonora Jakupi është takuar me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Arsyeja e takimit të tyre është rivarrimi i babait të saj, Milazim Jakupit, që ishte vrarë bashkë me ish ministrin e Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

Arsyeja e takimit të tyre është rivarrimi i babait të saj, Milazim Jakupit, që ishte vrarë bashkë me ish ministrin e Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, përcjell Klan Kosova.

“Pas përfundimit të suksesshëm të rivarrimit të dëshmorëve dhe heronjve nga Polaci në Marinë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Duke qenë se, dëshmori Qazim Milazim Jakupi, është i varrosur me Kolonel Krasniqin, të bijën, këngëtaren e mirënjohur Leonora Jakupi e sigurova se edhe babai i saj do të prehet në vendlindje, sipas amanetit të tij dhe dëshirës së familjes”.

Pas kësaj, këngëtarja postoi një tjetër fotografi me Haradinajn me anë të cilës shkroi disa fjalë për të.

‘Ai që nderon heronjtë e meriton edhe lirinë që erdhi e ujitur me gjakun e tyre. Në takim me Kryeministrin Ramush Haradinaj njeriun që njehë më së miri peshën e lirisë sot mora mbeshtetje dhe premtim qe ne 20 vjet pas renjes eshtrat e Babit te kthehen ne vendlindje’, tha Leonora.

Kur bëhet fjala për muzikë, Leonora ka kohë qe nuk solli një projekt të ri muzikor dhe as nuk ishte e pranishme në koncerte këtë verë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm