Mozzik fshin të gjithë ndjekësit nga Instagrami (FOTO)

By

Mozzik sapo bëri një ndryshime në profilin e tij në Instagram.

Reperi hoqi të gjithë ndjekësit në këtë rrjet social duke lënë vetëm disa nga familja, vëllanë e të dashurën dhe miqtë më të afërt, mirëpo të tjerët i largoi.

Artisti bërë një instastory duke treguar arsyen: ‘shoqnia e kolget per mu nuk jon instagram. I kom n’jete t’perditshme,  i respektoj. Fansat i kom edhe kur s’u kon Instagrami’.

Mozzik vazhdoi duke thënë ‘shihemi në shtator’, në muajin kur do të kthehet sërish me një këngë të re pas projektit ‘Papa’ me të cilin pati shumë sukses.

Nëse keni harruar, reperi nuk ka qenë dhe nuk do të jetë i pranishëm në koncerte këtë vit për shkak të disa planeve që ka bashkë me vëllanë  tij Getinjon, të cilat akoma nuk janë bërë të ditura.

Megjithatë, të dy artistët kanë qenë aktiv me këngë dhe rrjete sociale./Prive.al

Artikuj të ngjashëm