Për rreth dy javë, ajo qëndroi në trojet shqiptare me mikeshat.
Por, edhe ky pushim mbaroi shpejt për Vildane Zenelin e cila është kthyer me përditshmërinë e saj përtej oqeanit.
E me të mbërrirë, ndalesa e parë ka qenë me të dashurin e saj.
Vili e cila është tash e një kohë në një lidhje me një biznesmen goxha të pasur ka drekuar në një prej restoranteve të shtrenjta të New York me personin e zemrës të cilin akoma nuk e ka zbuluar qartë për publikun.
Pak ditë më parë, ajo postoi një shkrepje në dhomën e gjumit ku nga distanca shihet partneri i saj por pa pasur mundësi për t’u vërejtur qartë. Duket se më ketë gjest, Vildanja i është bashkangjitur listës së gjatë të vajzave në shoubiz që për një kohë të gjatë, kanë vendosur ta mbajnë hermetikisht për vete jetën private. /Prive.al/