‘Xhanëm’ nga Butrinti, një super sukses!

By

Se kënga ‘Xhanëm’ nga Butrinti do ishte sukses më vete, pak kush e kishte dyshuar që në dëgjimin e parë.

Por, kënga e publikuar në mes të Dhjetorit të vitit të kaluar definitivisht ka tejkaluar pritshmëritë.

Në një muaj e gjysmë nga publikimi, së fundmi, ‘Xhanëm’ ka shënuar shifrën jubilare të 20 milionë shikimeve në Youtube, duke qenë dukshëm përpara në krahasim me projekte të publikuara pak a shumë në të njejtën kohë.

Mbetet të shihet se çfarë do sjellë Butrinti pas ‘Xhanëm’ tashmë kur ka peshën goxha të madhe pas suksesit të jashtëzakonshëm që e pasoi këtë krijim muzikor. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm